Merbraha forum
Arti the kultura => Letersia Shqiptare => Poezi => Topic started by: shaban cakolli on February 14, 2011, 03:52:28 PM
-
VARGJET E MIA
Mbi një letër derdha vargjet
Vargje zemre valë-valë,
Hapen portat, gëzohen pragjet
Brenda hyn shpirti me mallë.
Kullë për kullë e shtëpi për shtëpi
Peshë e çojnë trimen rini,
Vatër më vatër, oxhak më oxhak
Vargjet e mia valojnë - Bajrak.
Vargjet e mia
Frymëzim nga Perëndia,
I këndojnë Lirisë
I falen Shqipërisë.
Vargjet e mia
Melhem për plagë,
Vargje si shkëndia
Barut e flakë.
Vargjet e mia
Këngë e betim,
Vargje si stuhia
Qëndresë e marshim.
Vargjet e mia:
Gëzim e hare,
Tufan e rrufe,
Dritë e shpresë,
Liri e Besë.
Vargjet e mia:
Vargje melodike,
Vargje magjike,
Vargje vullkanike.
Vargjet e mia:
Vargje arbërore,
Bukuri lulebore,
Besë burrërore.
Vargjet e mia:
Vargje shqiptare,
Vargje kushtrimtare,
Prijnë flamurtare.
Vargjet e mia
Visare kombëtare,
Vargjet e mia
Vargje çlirimtare.
Vargjet e mia
Lule përmbi gur,
Vargjet e mia
Shqipe në Flamur.
Vargjet e mia
Vargje si liria
Maliherë e dyfekë
Rrethatore me fyshekë
Herë baladë, herë simfoni
Rreze drite mbi Shqipëri.
Vargjet e mia:
Rrënjë pellazgjike
Trungje ilirike
Degë Arbërie
Fryte Shqipërie
Pemë përjetësie.
Vargjet e mia
Vargje njerëzore,
Vargjet e mia
Vargje popullore.
*****************
-
SONTE
Sonte gjumë unë nuk kam
Sonte vargjet fund nuk kanë,
Sonte zemra po m’gufon
Sonte shpirti po më trazon.
Sonte mendja nuk po lidhet
Sonte trupi po më dridhet,
Sonte frymëzimi po ndriçon
Sonte pena po flakëron.
Sonte nata është e gjatë
Sonte nuk bëhem rehat,
Sonte unë do rri i zgjuar
Sonte kam për të shkruar.
Kur këndoi gjeli n’agim
U zgjova befas, me rrëmbim
Kotur mbi kompjuterin tim
Lodhur, mpirë,... trupi im.
-
KEMI…!
Kemi Atdhe e Mëmëdhe,
Jemi t’Parët mbi këtë Dhe.
Kemi Atë e kemi Mëmë,
Diell e Yje na kanë zënë!
Kemi Babë e kemi Nënë,
Vrarë, djegur, të përzënë!
Kemi Farë e kemi Fis,
Shqipëria katandis!
Kemi Duar e kemi Këmbë,
Çdo armik na han me dhëmbë!
Kemi Sy e kemi Veshë,
Që të dy i kem’ shti n’leshë!
Kemi Zemër e kemi Kokë,
S’i përdorim për këtë Tokë!
Gjithëçka kemi, Asgjë s’kemi,
Vëlla me Vëlla ndaras jemi!
Krah për krah nuk luftojmë,
Njëri-tjetrit s’i ndihmojmë!
S’ndihmon Zot e Allah!
Jem’ ”jetima për gjynah”!
-
UNË DHE KOMBI
Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Jem’ si deti i pafund,
Të Dy bashkë asgjë s’na tund
Kurrë armiku nuk na mund.
Të Dy tok, dora-dora
S’na ndal shiu, as dëbora,
Të gjithë Botës ia bëjmë fora
Si Kastrioti e Ismail Vlora.
Unë dhe Ti – një Flamur
Qëndrojmë bashkë - gur mbi gur,
Të Dy tok bëjmë një Mur
Që nuk shembet sot as kurrë,
Nuk ka forcë që na nda
Të Dy bashkë bëjmë Kala.
Ti dhe Unë - një Shpirtë kemi
Unë dhe Kombi një Trup jemi,
Të Dy bëjmë një Tërësi
Një Atdhe, një Kombësi,
Të pamposhtur në histori
Pellazgji dhe Iliri,
Arbëri dhe Shqipëri
Të pavdekshme në Gjithësi.
-
JETA IME
Jeta është dhuratë hyjnore,
Është Parajsë përrallore.
Jeta është për t’u jetuar:
Herë duke kënduar
Herë duke vajtuar
Herë duke medituar.
Jeta ime - ylber me ngjyra,
Reflekton si pasqyra.
Jeta ime - bardhë e zi,
Atom drite në Gjithësi.
Herë më ëmbëlson, herë më vreros!
Herë më zbardh, herë më katranos!
Herë më ngren, herë më plandos!
Herë më pastron, herë më përdhos!
Herë më shpëton, herë më viktimos!
Herë më nderon, herë më marros!
Herë më shëron, herë më plagos!
Herë më ngazëllen, herë më brengos!
Herë më zgjidh, herë më prangos!
Herë më don, herë më muros!
Herë më errëson, herë më ndrit!
Herë më krenon, herë më zvarrit!
Herë më vesh, herë më zhvesh!
Herë më qesh, herë më ngërdhesh!
Herë më zbut, herë më egërson!
Herë më shtang, herë më shliron!
Herë më qetëson, herë më zemëron!
Herë më nxin, herë më vezullon!
Herë më trimëron, herë më frikëson!
Herë më përplas, herë më ngushllon!
Herë më përbuz, herë më ledhaton!
Herë më fal, herë më gjykon!
Herë më lidh, herë më çliron!
Herë më mbyt, herë më shpëton!
Herë më çmend, herë më kthjellon!
Herë më plak, herë më rinon!
Herë më fik, herë më ndez!
Herë më ftoh, herë më mërdhez!
Herë më djeg, herë më përflak!
Herë më përkdhel, herë më përgjak!
Herë më përlot, herë më gëzon!
Herë më kërrus, herë më lartëson!
Herë më shanë, herë më lavdëron!
Herë më vret, herë më gjallëron!
Herë e butë, herë e ashpër!
Herë si pëllumb, herë si gjarpër!
Herë e bukur, herë e shëmtuar!
Herë si nuse, herë e shtriguar!
Herë e dashur, herë e urryer!
Herë bujare, herë e ndërkryer!
Herë si lule, herë si therrë!
Herë si dritë, herë si terr!
Herë në qiell, herë në tokë!
Herë kam mend, herë s’kam kokë!
Herë besoj, herë dyshoj!
Herë pesimist, herë shpresoj!
Herë dorëzohem, herë qëndroj!
Herë di shumë, herë gjë s’kuptoj!
Kjo është Jeta që jetoj
Kjo është Rruga që rrugëtoj
Me vetëdije, pavetëdije
Është dhuratë Perëndie
Nuk i ngjanë moti-motit
Jeta ime – vullnet i Zotit.
****************************
-
NUK MJAFTON!
Nuk mjafton të quhesh Shqiptar
Kur armikut s'i del përballë!
Nuk mjafton të jesh idealist
Nëse nuk je nacionalist!
Nuk mjafton të thuash jam atdhetar
Kur nuk je çlirimtar!
Nuk mjafton të jesh patriot
Nëse Atdheut s'i del zot!
Nuk mjafton të quhesh luftëtar
Kur nuk ngjesh pushkë e jataganë!
Nuk mjafton të quhesh vizionar
Nëse s'ke ide, je trutharë!
Nuk mjafton të vetëquhesh komandant
Kur je mendjemadh e arrogant!
Nuk mjafton vetes t'i thuash udhëheqës
Nëse s'ke karizmë e s'je tërheqës!
Nuk mjafton veten ta emrosh lider
Kur ndaj shokëve po vjellë vrer!
Nuk mjafton të quhesh zëdhënës
Nëse s'je prof, por je nxënës!
Nuk mjafton të premtosh
Kur duar e kokë i ke bosh!
Nuk mjafton n'agim të mburresh
Dhe pasdite të përçurresh!
Nuk mjafton të fërfëllosh si furtunë
Dhe pastaj t'ia fusësh gjumë!
Nuk mjafton agjitacioni
Që të shpërthejë revolucioni!
Nuk mjafton as interneti
Që të mashtrohet sërish mileti!
Nuk mjafton radio-televizioni
Që të manipulohet opinioni!
Nuk mjafton komunikata
As gazeta, as deklarata!
Populli don punë, fakte…
Atdheu don çlirim, akte…
Këto troje ilirike
Kërkojnë Shqipëri Etnike.
-
ZARET U HODHËN
Zaret vetë i hodhëm
Zaret vetë i mblodhëm!
Zaret i hodhëm, lufta filloi
Zaret i mblodhëm, lufta mbaroi!
Zaret u hodhën
Por asgjë nuk dolën!
Liri nuk na sollën!
Kufinj të ri mbollën!
Zaret u hodhën disa herë
Por s’fituam asnjëherë!
Se Rubikoni nuk u kalua!
Se liria nuk u fitua!
Se Atdheu nuk u çlirua!
Se Shqipëria nuk u bashkua!
Zaret u hodhën, por mungoi guximi!
Zaret u hodhën, por mungoi vendimi!
Zaret u hodhën, por mungoi bashkimi!
Zaret u hodhën, por mbet zhgënjimi!
Zaret u hodhën, por s’na u hoq zarari!
Se Shqiptarëve u mungoi Cezari!
-
SA SHUMË USHTRI!
Ca thonë janë tri,
Ca thonë s'ka asnji!
Ca thonë jemi Ne,
Ca të tjerë: “Ja ku na ke”!
Armiqtë hedhin valle,
Pushtetarët pijnë cigare,
Kush s'çanë kokën fare,
Për këto "ushtri" çlirimtare!
Sot i kemi tri "ushtri",
Nesër dhjetë me siguri,
Se shqiptari kështu e ka,
Një "ushtri" në çdo kazá!
Një komandant në çdo mëhallë,
Pak ushtarë, sa për farë,
Asnjë luftëtar për luftim,
Asnjë shqiptar për bashkim!
Sa shumë "ushtri",
Etnikja Shqipëri!
Sa shumë "ushtri" pa ushtarë,
Sa shumë "ushtri" me llafazanë!
Sa shumë "ushtri",
Sa pak liri!
Sa shumë copëtim e robëri,
Moj e dashura, e mjera Shqipëri!
*******************************
-
S’KAM KOHË
S’kam kohë të lakmoj,
më duhet të lexoj.
S’kam kohë të bëlbëzoj,
më duhet të mësoj.
S’kam kohë të përgojoj,
më duhet të mendoj.
S’kam kohë të vendnumroj,
më duhet të hapëroj.
S’kam kohë të ngadalësoj,
më duhet të vrapoj.
S’kam kohë të harxhoj,
më duhet të punoj.
S’kam kohë të errësoj,
më duhet të xixëlloj.
S’kam kohë të mallkoj,
më duhet të bekoj.
S’kam kohë të armiqësoj,
më duhet të pajtoj.
S’kam kohë të vajtoj,
më duhet të këndoj.
S’kam kohë të lotoj,
më duhet të jetoj.
S’kam kohë për prapsi,
Kam kohë për mirësi.
S’kam kohë për ligësi,
Kam kohë për njerëzi.
***********************
-
NDREQ E PRISH!
Ndërto ditën, natën prish!
Vëllau – vëllanë e gërvish!
Shkatërro të huajtë, prish shqiptarët!
Fillo vendasit, mbaro barbarët!
Ndreq e prish, prish e ndreq!
S’na bjen në fije Zot, as dreq!
Ndreq e prish, shekuj me rradhë!
Prish e ndreq, ndër mijëvjeçarë!
Herë kolor, herë bardhë e zi!
Janë Shqiptarët me Shqipëri!
-
BUZËQESHJA E NGRIRË
Nuk mundem të këndoj!
Nuk mundem të vallëzoj!
Nuk mundem të gëzohem!
Nuk mundem të lumturohem!
Nuk mundem të qesh!
Në këtë lëmsh e përshesh!
Kur bota është në terr!
Nga të shoh vetëm tmerr!
Buzëqeshja m’është ngrirë
Trupi më është mpirë
Zemra më qanë
Shpirti më ofshanë
Mendja më fluturon
Loti më pikon
Këmbët më janë prerë
Goja më nxjerrë vrerë.
Buzëqesh në shtëpi
Buzëqesh me shokët e mi
Sapo dal në rrugë, në qytet
Buzëqeshja ngrinë, realiteti vret.
Gjak e luftëra rend e pa rend!
Varfëri e ferr në çdo kontinent!
Vuajtje, mjerim, padrejtësi, uri…
Buzëqeshjen ma kanë ngri.
*********************************
-
KËRKOJ…
Me kandil në dorë,
kërkoj Rrugën, Vërtetësinë.
Me pushkë e shpatë,
kërkoj Lirinë.
Me laps e penë,
kërkoj Drejtësinë.
Me libër e ligj,
kërkoj Barazinë.
Me lutje njerëzore,
kërkoj Paqën, Harmoninë.
Me Llampën e Diogjenit,
kërkoj Njerinë.
Kërkoj pandërprerje,
Mirëkuptim e mirësi,
Sa shumë mizerje,
Vetëm pak njerëzi!
Me pishë e qiri,
Kërkoj dritë, lumturi,
E mira përfundi,
E keqja përmbi!
Kërkoj, kërkoj, ...
Ngado që shkoj,
Në tokë vigjëloj,
Mbi valë po notoj,
Mbi re fluturoj,
Kërkoj, kërkoj, ...
Kërkoj në Tokë, kërkoj në Qiell,
Natën me Hënë, ditën me Diell,
Kërkoj, kërkoj, kërkoj, ...
Ngado që endem, ngado që shkoj.
****************************
-
DISA DITË…
(Monologu i Shqiptarit)
Disa ditë më shkëlqejnë sytë
Trupin ma përshkon një dritë.
Disa ditë më ndalet fryma
Shpirtin tim e mbulon bryma!
Disa ditë më rreh zemra,
Gufon gjaku nga koka te thembra.
Disa ditë më ngrinë gjaku
Këmbëkryq armiqtë ulur te pragu!
Disa ditë këndoj me gëzim,
Kur shoh Shqipet n’fluturim.
Disa ditë lotoj nga tmerri,
Kur Atdheun e zen terri!
Disa ditë jam trim me fletë,
Disa ditë frikacak i vërtetë!
Disa ditë jam bardhan,
Disa ditë i zi, katran!
Disa ditë jamë i mirë, meleq,
Disa ditë i keq, për dreq!
Disa ditë jam altruist,
Disa ditë egoist!
Disa ditë jam gjuhëshpatë,
Disa ditë gojëthatë!
Disa ditë jam kolos,
Disa ditë përtokë plandos!
Disa ditë jam kumri,
Disa ditë gjarpër i zi!
Disa ditë jam plis,
Disa ditë i pafis!
Disa ditë jam kreshnik,
Disa ditë ia mbath, ik!
Disa ditë jam militant,
Disa ditë pa nagant!
Disa ditë jam patriot,
Disa ditë idiot!
Disa ditë jam tribun,
Disa ditë majmun!
Disa ditë jam mendimtar,
Disa ditë gomar!
Disa ditë jam dëshmor,
Disa ditë tradhtor!
Disa ditë jam liberator,
Disa ditë puthadorë!
Disa ditë jam stoik,
Disa ditë apatik!
Disa ditë jam uragan,
Disa ditë mjeran!
Disa ditë jam optimist,
Disa ditë pesimist!
Disa ditë jam Shqiptar,
Disa ditë Njeri, planetar!
****************************
-
NJERËZ-DJAJTË!
Luten ditën, vrasin natën!
Luten natën, vrasin ditën!
Luten për vete, vrasin tjetrin!
Nxijnë jetën, shuajnë dritën!
Janë bisha me pamje njeriu!
Disa falen, disa kryqohen!
Fytyrë djalli e dhëmbë ariu!
Nga njëri-tjetri nuk dallohen!
Thirren në fe, thirren n’Zot!
Janë të pabesë, pa karakter!
Janë pa zemër, në sy pa lot!
Ngado shkojnë mbjellin vrerë!
Janë gjarpërinj, janë hiena!
Herë helmojnë, herë kafshojnë!
Si virusët nëpër vena!
Njërëzdjajtë na shkatërrojnë!
***************************
-
RRI ZGJUAR…
Rri zgjuar në gjumë,
mendimet rrjedhin lumë.
Rri zgjuar në ëndërr,
herë luftëtar, herë dhëndërr.
Rri zgjuar natën e ditën,
përhap dijen, shpërndajë dritën.
Rri zgjuar mendja ime, zgjuar rri,
kandil në shekuj, gacë e shkëndi.
Rri zgjuar zemra ime, zgjuar rri
rreh për dashuri, këndon për liri.
Rri zgjuar shpirti im, zgjuar rri,
kërkon drejtësi, lutet për njerëzi.
Rri hapur syri im, hapur rri
vigjëlon, roje bën mbi Shqipëri.
Rri i zgjuar unë, zgjuar rri,
derisa Ballkani të bëhet Iliri.
****************************
-
SHQIPËRIA ETNIKE
Gurthemeli i Pellazgjisë,
është Krijesë e Perëndisë.
Panteoni i Perëndive,
është Vullneti i Hyjnive.
Embrion për Shqipërinë,
këtu Zeusi kish selinë.
Është Legjendë mitologjike,
është Baladë e lashtë kreshnike,
është Etni pellazgjike,
është Hyjneshë ilirike.
Është Tempulli i Dodonës,
Piedestali i Shqiponjës,
është Altari i Lirisë,
sot është Zemra e Ilirisë,
është Rilindja e Arbërisë.
Është si Dielli kur rrezon,
porsi Hëna kur ndriçon,
është Kështjellë gur mbi gur,
është Shqiponjë e Flamur,
është Feniks që nuk vdes kurrë.
Është burim e gurrë lirie,
është betim e gjoks rinie,
është Ylber e Yll Gjithësie,
është Kala - Themel Shqipërie.
Është prush që përvëlon,
është këmbanë që ushton,
është rrebesh që shkatërron,
ortek bore që mbulon,
është tërmet që tmerron.
Është si lulja plotë me erë,
dallëndyshe në pranverë,
është kullë brezash me bajrak fisi,
vatër arbërore me bardhësi plisi.
Është zjarr e vullkan,
është stuhi e uragan,
është furtunë e bubullimë,
është rrufe e vetëtimë,
është top e jatagan,
është princ e kapedan,…
që luftojnë për vatan.
Është gjaku ynë që nuk falet,
zemra jonë që nuk ndalet,
është si buka në çerep,
dhe si uji nën një kep,
është si ajri n'atmosferë,
është si drita në humnerë,
pa të cilat s'ka jetë as nderë.
Shqipëria Etnike është e gjallë,
si baroti e guri strallë,
është një rrënjë që s'shkulet fare,
ëndrra jonë mijëravjeçare,
është si nuse me kurorë lavdie,
Zanë e bukur Ilirie.
Kjo Shqipëria jonë Etnike,
është trimëreshë heroike,
që nuk njeh asnjë pushtet,
derisa të bëhet Shtet.