Merbraha forum
Informatika, Kompjuteri, Interneti. => Probleme me kompiuterin ? => Ruters => Topic started by: merbraha on October 09, 2008, 02:48:21 AM
-
Si te gjeni ip adresen e faqes tuaj ne internet duke perdorur programin ping.
Ping eshte nje program basic ne internet i cili te lejon te te gjesh ose te verifikosh nje ip adrese nese egziston the nese pranon thirrjet e jashtme.Gjithashtu ping te lejon te gjesh numrin do te thote ip adresen e nje faqeje inteneti ose siq quhet nje domain name me numra shembull 10.192.1.0 eshte ip adrese.
Per te gjetur ip adresen e nje faqeje interneti ose faqes tuaj duhet te ndiqni ket menyre.
Hapeni kompjuterin dhe klikoni Start pastaj tek search siper starte shkruani fjalen pa klappat (run) siq e shikoni ne figuren me poshte.
Fjala Run do dali siper ne dritaren e vogel siq e shikoni ne figuren poshte, klikoni ne run.
(http://merbraha.com/files/ping1.jpg)
Pasi te klikoni run nje dritare e vogel hapen siq e shikoni ne figuren me poshte.
Qe te hapni programin command prompt, shkruani ne boxin qe shikoni me poshte cmd (ose command, nese deshironi). dhe klikoni OK.
(http://merbraha.com/files/ping2.jpg)
Tek kjo dritarja tjeter ku eshte prompt, shkruani fjalen ping pastaj faqen e internetit qe deshironi te gjeni ip adresen dhe klikoni ok (enter).
Ky eshte nje shembull, pershembull kjo faqe interneti eshte ne perdorim.
(http://merbraha.com/files/ping4.jpg)
Ip adresa juaj do te shfaqet me poshte, siq e shikoni ne figuren me poshte.
(http://merbraha.com/files/ping4.jpg)
Shpresoj kjo tju ndimoje nje qike
Shkruar nga Meriman Braha
@www.mebraha.com